TikToku dhe kompania amë ByteDance do të përballen të hënën me një seancë gjyqësore në lidhje me betejën ligjore që kërkon të bllokojë një ligj që mund të ndalojë aplikacionin e përdorur nga 170 milionë amerikanë nga 19 janari, raportoi të dielën Reuters.
Gjykata e Apelit e SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë do të paraqesë argumente mbi sfidën ligjore, duke e vendosur fatin e TikTokut që është në pronësi kineze, në mes të javëve të fundit të zgjedhjeve presidenciale të 2024.
TikToku thotë se ligji është jokushtetues dhe shkel të drejtat e fjalës së lirë të amerikanëve.
E nxitur nga shqetësimet mes ligjvënësve amerikanë se Kina mund të qaset në të dhënat e amerikanëve ose t'i spiunojë ata me aplikacionin, masa u miratua me shumicë dërrmuese në Kongresin e SHBA-së në prill vetëm disa javë pasi u prezantua.
ByteDance ka thënë se shitja e TikTokut "nuk është e mundur teknologjikisht, komercialisht apo ligjërisht”.
-
TikToku do të ndalohet në SHBA të dielën
-
TikTok përgatitet për mbyllje në SHBA nga e diela
-
TikTok thotë se ndalimi në SHBA do të ishte goditje e madhe ndaj fjalës së lirë
-
TikToku kundërshton pretendimet e SHBA-së për lidhjet me Kinën
-
SHBA-ja dhe TikToku kërkon plan të shpejtë për të vendosur mbi ndalimin e mundshëm të përdorimit të aplikacionit