Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Komiteti amerikan miraton projektligjin për ndalimin e TikTokut

TikTok

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Energji dhe Tregti ka miratuar projektligjin që mund ta detyrojë kompaninë kineze ByteDance ta shesë aplikacionin TikTok brenda gjashtë muajsh ose të përballet me ndalim.

Kjo sipas komitetit është bërë për shkaqe të sigurisë kombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

TikToku ka thënë se projektligji mund ta cenojë lirinë e fjalës dhe bizneset e vogla që mbështeten në aplikacion, raportoi BBC. 

Ka kërkuar nga përdoruesit që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të Kongresit të kundërshtojnë.

Projektligji pritet të shkojë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Ligjvënësit kanë thënë se kompania ByteDance e cila ka në pronësi TikTokun, ka lidhje me Partinë Komuniste kineze.