Nju Jork, 26 nëntor – Pas Instagram, Snapchat gjithashtu krijon një klon TikTok.
Quhet Spotlight dhe mbledh në një seksion të dedikuar videot e shkurtra – maksimumi 60 sekonda – të prodhuara nga përdoruesit, për t’u shfletuar vertikalisht ashtu si TikTok.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe për t’ju tërhequr që të publikoni rregullisht, aplikacioni do të paguajë përdoruesit një milion dollarë në ditë deri në fund të vitit, i cili do të ndahet midis atyre që postojnë videot më të njohura.
“Ne krijuam Spotlight për të argëtuar komunitetin tonë duke respektuar vlerat e Snapchat “, shpjegon kompania në një shënim, në të cilin thekson se përmbajtja do të moderohet dhe – ndryshe nga TikTok – nuk do të lejohet bërja e komenteve publike.
Spotlight është në dispozicion menjëherë në 11 vende, SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britania e Madhe, Irlandë, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Gjermani dhe Francë/ANSA.