Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SK Hynix do t’i prezantojë SSD-të e reja PCIe NVMe gjatë CES

Consumer Electronics Show (CES) do të mbahet nga 7-10 janari në Las Vegas, ndërsa në të e pranishme do të jetë edhe kompania SK Hynix, e cila prezanton disa produkte të reja.

Kompania do t'u sigurojë konsumatorëve një vështrim të parë në modelet e tyre të reja PCIe NVMe Solid State Drive (SSD), duke përfshirë modelet e reja të disqeve Gold P31 dhe Platinum P31.

PCIe SSD-të e reja SK Hynix u krijuan me ndihmën e flashit 128-shtresor të kompanisë 4D NAND. Ky flash u prezantua gjashtë muaj pasi SK Hynix e paralajmëroi prodhimin masiv të NAND-it të parë dhe më të madhit vertikal në botë.

Pasi që SK Hynix i prodhon në mënyrë të pavarur çipat memorikë, kompania e prodhon dhe furnizon plotësisht linjën e saj të pajisjeve flash DRAM dhe NAND, së bashku me linjën e kontrollorëve të SSD, shkruan KOHA Ditore. E gjithë kjo po zhvillohet në objektet e kompanisë, gjë që i jep një përparësi SK Hynix dhe e bën kompaninë një nga furnizuesit kryesorë të pjesëve të SSD për prodhuesit e tjerë.

Artikuj të ngjashëm