Gjiganti i Koresë së Jugut Samsung e ka prezantuar gjeneratën e vet të ardhshme të SSD-ve për kompjuter. Kompania tha në një deklaratë se e ka filluar prodhimin në masë të SSD-ve SATA prej 250 GB, të cilat e integrojnë V-NAND-in e kompanisë të gjeneratës së gjashtë 256x gigabit (Gb) three-bit, dhe synohen për prodhuesit globalë të PC-ve, raporton Neowin.
Me dizajnin më të ri, Samsungu ka arritur:
- Transferimin e të dhënave prej 450 mikrosekondave (μs) për operacionet e shkrimit dhe nën 45 µs për leximin;
- Përmirësim prej 10% në performanca në krahasim me gjeneratën e kaluar;
- Konsum të reduktuar për 15 për qind krahasuar me gjeneratën e mëparshme;
Edhe
SSD 980 Pro PCIe Gen4 e Samsungut ofron shpejtësi leximi prej 6500 MB/s
- Përmirësim të mbi 20% në produktivitetin e prodhimit.

Me dizajnin e ri 3D V-NAND, Samsungu dëshiron ta zgjerojë disponueshmërinë e 3D V-NAND në fushat si pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme dhe serverët e biznesit, si dhe në tregun e automobilave ku besueshmëria ka rëndësi të madhe.