Muri i fundit mbrojtës i hard disqeve mekanike para teknologjisë shumë më të shpejtë dhe të sigurt NAND flash është kapaciteti i lartë dhe kostoja më e ulët për GB të hapësirës së lirë. Megjithatë, edhe ky mur ngadalë po shembet pasi që teknologjia e prodhimit të flash memories po përparon çdo ditë.
Momenti kur hard disqet do të vendosen përgjithmonë në raftet e muzeut po afron, ndërsa lajmi i fundit nga Hynix konfirmon se kjo do të ndodhë shumë më shpejt nga sa presim shumica prej nesh, raporton ITHome.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSK Hynix, një nga prodhuesit kryesorë botërorë të memorieve, i ka lansuar modelet e para paraprodhuese të pajisjeve SSD të bazuara në memorien 4D NAND të prodhuara me 128 shtresa. Produktet testuese u janë livruar partnerëve kryesorë Hynix me qëllim të testimit të karakteristikave të tyre të punës, dhe bëhet fjalë për flash diskun me kapacitet 1 TB, SSD diskun me kapacitet 2 TB të ashtuquajtur pajisje klient, të cilin të gjithë e përdorim sot në PC-të tona dhe SSD modelin e destinuar për ambient biznesi, me një kapacitet prej madje 16 TB.
SK Hynix ka filluar prodhimin masiv të çipave 128-shtresor 1Tb TLC NAND gjatë qershorit të këtij viti. Këtë muaj ka livruar modulet e para terabajtëshe UFS 3.1 për nevojat e prodhuesve të telefonave mobilë dhe atë pikërisht bazuar në teknologjinë 128-shtresore 4D NAND, shkruan KOHA Ditore. Meqë modelet e deritanishme të SSD disqeve prej 1 TB e kërkojnë përdorimin e një numri të madh të çipave, me memoriet e reja SK Hynix numri i çipave të nevojshëm është përgjysmuar. Gjithashtu, edhe dimensionet fizike janë zvogëluar, sepse ato janë të holla vetëm 1 mm dhe prandaj janë ideale për t’u përdorur në modelet e smartphonëve ultra të hollë 5G.
Supozohet që telefonat mobilë me gjeneratën e ardhshme të flash memories do të shfaqen në treg në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.