Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sipërmarrësi spanjoll rrihet, i merren fjalëkalimet në llogari ku mbante sasi të madhe të kriptovalutave

Policia spanjolle po heton një rast të plaçkitjes ku bictoinë në vlerë milionëshe janë vjedhur nga një sipërmarrës i teknologjisë.

Sipërmarrësit i janë futur në shtëpinë në Madrid, raporton gazeta spanjolle “El Pais”.

Viktima raportohet se është Zaryn Dentzel, bashkëthemeluesi i Tuentit, rrjeti social spanjoll i kthyer në kompani komunikimi, që është në pronë të Telefonicas tashmë.

Sipas “El Pais”, që ka thënë se e ka konfirmuar ngjarjen me Policinë, Dentzel 38-vjeçar ishte në shtëpi të martën pasdite kur ra zilja.

Kur ai e hapi derën, një grup prej katër personave u futën në shtëpi ia mbyllën sytë dhe po ashtu mbuluan kamerat e shtëpisë së tij dhe filluan ta rrihnin atë.

Sulmi ka zgjatur disa, orë gjatë të cilit Dentzelit i janë spërkatur sytë, është sulmuar me armë me rrymë dhe e kanë detyruar atë të jap edhe fjalëkalimet për llogaritë e tij online ku mbante Bitcoinat.

Edhe Harron fjalëkalimin, i pamundësohet qasja në kriptovaluta në vlerë 220 milionë dollarë Kuriozitet Harron fjalëkalimin, i pamundësohet qasja në kriptovaluta në vlerë 220 milionë dollarë

Këtë ia ka thënë Dentzel hetuesëve. Sipërmarrësi ka pasur dhjetëra miliona euro në Bitcoina në llogari.

Sulmuesit janë larguar nga prona me informatat e llogarisë së tij dhe po ashtu disa gjësende. Policia është paraqitur kur një nga fqinjët e Dentzelit ka dëgjuar thirrjet për ndihmë.