Një grua 34-vjeçare, vajza e shefit të një platforme blerjeje kriptomonedhash, i ka shpëtuar një tentative të dhunshme rrëmbimi në qendër të Parisit.
Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes në “Rue Pache”, ku tre persona të maskuar tentuan ta fusin atë dhe fëmijën e saj dyvjeçar me forcë në një furgon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFalë ndërhyrjes së menjëhershme dhe guximtare të bashkëshortit të saj, tentativa e rrëmbimit u pengua. Burri u përfshi në një përleshje me sulmuesit, duke i detyruar ata të tërhiqen. Njërit prej tyre dyshohet se i ra arma gjatë përleshjes. Ndërsa burri u gjakos i tëri nga goditjet e sulmuesve.
Furgoni i përdorur nga rrëmbyesit u gjet më pas i braktisur, ndërsa Prokuroria e Parisit ka nisur hetim penal. Autoritetet franceze janë të shqetësuara pasi disa raste të ngjashme që përfshijnë investitorë të kriptovalutave janë raportuar së fundmi në vend.
VIDEO:
Quelle horreur.
La fille d’un entrepreneur français dans les cryptos vient de faire l’objet d’une tentative d’enlèvement en plein Paris.
Heureusement des riverains étaient présents pour la sauver.
Il est urgent d’éradiquer la racaille de ce pays.pic.twitter.com/jE13LRBpra— Antonin Ferreira Roche (@Antonin_FR_) May 13, 2025