Rregullatorët në SHBA kanë paditur “Amazonin”, me pretendimet se gjiganti i shitjeve online në mënyrë të paligjshme po krijon monopol, raporton BBC.
Komisioni Federal për Tregti (FTC) ka thënë se “Amazon” përdorë strategji të ndryshme jokorrekte, për të rritur çmimet dhe për të goditur konkurrencën.
“Amazoni” i ka mohuar akuzat.
Është gjiganti i radhës i teknologjisë që akuzohet nga rregullatorët në SHBA.
Në shkurt FTC-ja humbi betejën për ta ndaluar “Metan” që ta blinte kompaninë “Within”.
Edhe
Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze
Dhe në korrik dështoi në tentimin për ta ndaluar “Microsoftin” që ta blinte prodhuesin e videolojës “Call of Duty”.
FTA thotë se “Amazoni” është duke krijuar monopol, duke i ndaluar rivalët dhe shitësit që të ulin çmimet ndër të tjera.
-
Netflixi paditet për mbledhje të dhënash dhe krijim varësie te përdoruesit
-
Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet
-
Librarët përzënë “Amazonin” nga Panairi i Parisit, shpërthejnë akuzat
-
Konsumatorët e padisin “Netflixin” për ta bllokuar blerjen e “Warner Bros”