Gjigantët teknologjikë po përballen me sfidën më të madhe në dekada pasi rregullatorët e konkurrencës po përdorin praktika që rezultojnë në “dobësimin” e monopolit që mund ta kenë ato, përfshirë Googlen dhe Applen, ndër kompanitë e para në industri, raportoi të dielën Reuters.
Asnjëra nga kompanitë nuk i ka pranuar akuzat e BE-së dhe SHBA-së.
Rregullatorët po pretendojnë se kompanitë si Apple dhe Google kanë ndërtuar ekosisteme të padepërtueshme rreth produkteve të tyre, duke e bërë të vështirë për klientët kalimin në shërbimet rivale.
Së shpejti pritet që Apple, Meta Platforms dhe Alphabet të hetohen për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Digjitale, të cilat mund të çojnë në gjoba të mëdha.