Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu do të krijojë SSD për gjeneratën e ardhshme të konzolave

Sony dhe Microsofti më herët kanë sugjeruar se do të përdorin solid state disqe në konzolat e veta të gjeneratës së ardhshme. Performancat e SSD, të cilat deri më tani kanë qenë ekskluzive për PC gaming, kështu do të jenë në dispozicion për gamerët mainstream në konzola.

Përdoruesit e konzolave kanë mundur të fusnin manualisht SSD SATA në sistemet e tyre, por asnjë nga konzolat aktuale nuk ishte dizajnuar konkretisht për përdorim të SSD-ve, raporton Overclock3D.

Samsungu ka publikuar një sllajd në të cilin tregon se do të sigurojë SSD NVMe për gjeneratën e ardhshme të konzolave. Sllajdi përmend “epokën e SSD-ve në konzolat gaming për vitin 2020” dhe krijimin e pajisjeve të optimizuara për ruajtje NVMe.

Image

Sllajdi tregon qartë konzolën Sony PlayStation 4, gjë që sugjeron që kompania e Koresë së Jugut do të krijojë SSD të cilat do të përdoren në konzolat e ardhshme të Sonyt PS5, shkruan KOHA Ditore.

Konzolat e gjeneratës së ardhshme do ta përdorin hapësirën për ruajtje të tipit SSD për të siguruar kohë më të shpejtë të leximit dhe kushte të përmirësuara për streaming të lojërave të ardhshme.