Tashmë dimë shumë për konzolën Sony PlayStation 5, si fakti që ajo do t’i përdorë bërthamat e CPU AMD Zen dhe harduerin Navi/RDNA për kartelën grafike, e deri tek implementimi i SSD dhe raytracingut të përshpejtuar harduerikisht, raporton Overclock3D.
Patentat për Sony PlayStation 5 development kit janë shfaqur gjithashtu në disa raste, ndërsa tani janë shfaqur edhe fotot dhe videot e prototipit të vërtetëm, shkruan KOHA Ditore. Fotografia e Sony PlayStation 5 Developer Kit e tregon sistemin në formë V, si dhe shtesa të ndryshme të cilat developerët mund t’i presin. Fotografia është publikuar nga ZONEofTECH.
Është interesante se më shumë developer kite do të mund të kombinohen, pa modifikime shtesë. E dimë që PlayStation 5 do të përdorë disqe 100 GB 4K Bly-Ray dhe do të ketë procesor AMD Zen 2 me tetë bërthama dhe 16 threade.
Për momentin nuk dihet nëse dizajni PlayStation 5 Developer Kit në formën V do të mbërrijë edhe në versionin konsumues të konzolës, por gjithsesi priten ndryshime të mëdha dizajnerike të konzolës në krahasim me modelin e mëparshëm.
Sony PlayStation 5 pritet në periudhën e festave të vitit 2020, me shumë gjasë në fund të nëntorit.