Kohët e fundit janë shfaqur skicat e patentës së dizajnit të cilat e tregojnë një pajisje të Sony për të cilën besohet të jetë konzola e ardhshme PlayStation 5 ose eventualisht PS5 Development Kit. Skicat u zbuluan nga sajti LetsGoDigital, i cili tani bazuar në to ka krijuar prezantime shumë interesante dhe të bukura të kësaj pajisje potenciale, shkruan KOHA Ditore.
Nuk dihet nëse ky do të jetë me të vërtetë dizajni i konzolës, sepse deri më tani gjithçka që është shfaqur për pajisjen është në fushën e spekulimeve dhe thashethemeve.

Kështu, më herët u shfaqën informacionet se PlayStation 5 do ta ketë një GPU 2GHz Radeon Navi, përkrahje për 4K. Më herët është përmendur edhe procesori Ryzen 3000, SSD me mbështetje të hapësirës prej 2TB që nga fillimi. Sony e ka konfirmuar që konzola do ta mbështesë daljen prej 120Hz për 4K për lojëra, ndërkohë që ofrohet edhe mbështetja për rezolucionin 8K, gjë që me siguri është rezervuar për video/streaming, dhe jo për lojëra.
