Prodhuesit kanë zhvilluar teknologji të cilat e mundësojnë krijimin e ekraneve fleksibile të cilat mund të lakohen ose palosen, ndërsa për këtë lloj të ekranit po zhvillohen gjithnjë e më shumë aplikacione, raporton LetsGoDigital.
Departamenti i Samsungut për hulumtime dhe zhvillim aktualisht është duke investuar shumë përpjekje në këtë segment, për të zbuluar se cilat pajisje të reja mund të zhvillohen me implementimin e ekranit fleksibil. Gjiganti i Koresë së Jugut këtë herë e ka një patentë për ekranin drejtkëndësh, i cili lehtë mund të paloset dhe të bartet, shkruan KOHA Ditore.

Kur pajisja shpaloset, fitohet një ekran i madh, i zgjatur me madhësi të një tableti mesatar. Ekrani i ka tre pika të lakimit, kështu që kur lakohet fitohet sipërfaqe e ekranit në të katër anët. Në secilën pjesë të ekranit mund të shfaqen informata të ndryshme.
Falë dizajnit të tij kompakt, ekrani fleksibil është lehtësisht i bartshëm. Tasti për ndezje ndodhet në pjesën e përparme ndërsa implementohet edhe koneksioni USB.
Samsungut i është aprovuar kërkesa për dizajn të kësaj patente më 7 maj nga organizatat USPTO dhe WIPO.
-
Patenta nga Samsung zbulon planet e kompanisë për një telefon me ekran të dyfishtë
-
Samsungu paralajmëron një lloj tjetër të telefonit fleksibil
-
Samsungu patenton dizajnin unik për telefona me tri ekrane
-
Samsungu patenton telefonin me ekran të lakueshëm 3D
-
Nëse dështojnë telefonat fleksibilë, “Samsungu” ka patentën për dizajn tjetër