Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu paralajmëron një lloj tjetër të telefonit fleksibil

Samsungu mund të ketë filluar të punojë në një telefon tjetër fleksibil pas Galaxy Fold. Tashmë ka pasur thashetheme se kompania e Koresë së Jugut po e planifikon një telefon që paloset vertikalisht në vend se horizontalisht, gjë që për nga funksionaliteti do ta afrojë me modelet e palosshme nga e kaluara, raporton Neowin.

Samsungu tani e ka publikuar një video teaser, i cili e paraqet formatin e ri, por tani për tani nuk ka asnjë informacion nëse dhe kur do të zbatohet kjo ide në ndonjë produkt konkret.

Videoja e paraqet telefonin i cili paloset vertikalisht si dhe mënyrat se si interfejsi i përdoruesit përshtatet me këtë format, shkruan KOHA Ditore. Është shfaqur përmbajtja e cila shihet përmes kamerës në gjysmën e sipërme, ndërsa në gjysmën e poshtme janë kontrollet për kamerën.

Kompania nuk ka publikuar më shumë detaje në lidhje me këtë format. Telefonat e palosshëm dhe me dy ekrane janë ende në fazat e tyre të hershme të zhvillimit dhe kompanitë janë ende duke i hulumtuar zgjidhjet më të mira që mund të zbatohen në kuadër të përdorimit të kësaj teknologjie.

Artikuj të ngjashëm