Pritet që Samsung Galaxy S11 të jetë një telefon shumë interesant kur të lansohet vitin e ardhshëm. Raportet e fundit sugjerojnë se telefoni do ta përdorë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme 5nm, kamerë 64MP dhe do të ketë dizajn të shkëlqyeshëm, raporton LetsGoDigital.
Tani për tani nuk janë shfaqur detajet rreth asaj se si mund të duket Galaxy S11. Sajti LetsGoDigital ka siguruar informacioe për patentën zyrtare të Samsungut për telefonin me ekran fleksibil, i cili shtrihet në të katër skajet me kthesa agresive futuristike.

Titulli i patentës zyrtare është "Pajisje elektronike me ekran të plotë" dhe nuk përmendet në mënyrë specifike Galaxy S11. Fakti se aplikimi është dorëzuar shtatorin e kaluar dhe miratimi i patentës ka arritur më 6 qershor sugjeron se kjo është bërë në momentin e duhur - në kohën që të aplikohet në telefonin e ardhshëm premium Galaxy S të Samsungut, shkruan KOHA Ditore.

Përveç kësaj, informuesi IceUniverse kohët e fundit sugjeroi se në të ardhmen do të kemi mundësi ta shohim telefonin me ekran shumë të lakuar, gjë që tregon se teknologjinë e patentës do të mund ta shohim në modelin premium të Samsungut për vitin e ardhshëm.
Pritet që më shumë informacione rreth Samsung Galaxy S11 do të jenë në dispozicion së shpejti, ndoshta gjatë ngjarjes Galaxy Note10 Unpacked në gusht ose gjatë panairit CES 2020.