Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsung po punon për laptopin me ekran të palosshëm

Samsung pritet të prezantojë konceptin e parë të smartfonit me ekran të palosshëm gjatë muajit të ardhshëm, por tashmë kjo kompani gjithashtu është duke punuar në ekrane më të mëdhenj të palosshëm.

“Ashtu sikurse smartfonët e palosshëm, Samsung është duke bashkëpunuar me prodhues të ekraneve për të zhvilluar laptop me ekran të palosshëm me të cilin do të ndërrohet komplet rrjedha e tregut të tyre” ka thënë zëvendëspresidenti i marketingut të Samsung, Lee Min-cheol, transmeton koha.net.

Samsung nuk ka treguar se me cilat kompani është duke bashkëpunuar për ekrane të palosshëm të laptopëve, apo ndonjë prototip që do të dal para lansimit të kësaj pajisje.

Artikuj të ngjashëm