Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Robotët e gjallë tani edhe mund të riprodhojnë

Robotët e parë të gjallë në botë – të njohur si “xenobots” – tani mund të riprodhojnë, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.

Detajet rreth robotëve, të krijuar duke përdorur qelizat nga bretkosat afrikane, u zbuluan vitin e kaluar pasi eksperimentet treguan se ata mund të lëviznin dhe të vetëshëroheshin.

Tani, shkencëtarët në Universitetin Tufts, Universitetin e Vermontit dhe Harvardit që krijuan këta robotë thonë se ata gjithashtu mund të vetë-riprodhohen, shkruan NYP.

Eksperimentet treguan se organizmat mund të notojnë në sistemin e tyre, të gjejnë qeliza të tjera dhe të krijojë robotët "bebe".

Disa ditë më vonë, foshnjat bëhen robotë të rinj që duken dhe lëvizin njësoj si krijimi fillestar. Pastaj, procesi vazhdon njëjtë.

 

Artikuj të ngjashëm