Tech

Raketa kineze 21-tonëshe del nga kontrolli, rrezikon të bjerë nga New-Yorku në Madrid

“Spacenews” raporton se një raketë kineze 21-tonëshe ka dalë nga kontrolli dhe pritet të bjerë në Tokë në ditët e ardhshme duke rrezikuar dhe zonat e banuara.

Raketa “Long March 5b” u nis për në orbitë të enjten e kaluar dhe sipas të gjitha llogarive, pas humbjes së kontrollit, do të përplaset në tokë në ditët në vijim.

Astronauti Jonathan McDowell, i cili studion objektet që qëndrojnë në orbitën e Tokës, shprehet se raketa ka një trajektore të papërcaktuar dhe mund të rrezikojë zona urbane nga New-Yorku në Madrid, Pekin apo Zelandë të Re.

Sipas raportimeve, raketa 30-metërshe është duke udhëtuar drejt tokës me shpejtësi prej 6 kilometra pwr sekond. \ a2news