Spanja ka mbyllur për pak kohë pjesë të hapësirës së saj ajrore për shkak të rreziqeve të paraqitura nga një raketë kineze që po rihyn në atmosferën e Tokës.
Aeroportet e Barcelonës dhe Ibizës ishin ndër ato të prekura nga tokëzimi, i cili zgjati rreth 40 minuta të premten.
Vendimi erdhi pasi Kina dërgoi raketën e saj të fuqishme “Long March 5B” për të lëshuar modulin përfundimtar të stacionit të saj hapësinor “Tiangong”, raportoi BBC.
Një mbetje e raketës tani po bën një rihyrje të pakontrolluar.
Pjesa më e madhe e copëzës pritej të digjej gjatë zbritjes së saj.
Edhe
Raketa kineze rrëzohet pas lëshimit aksidental
Por, tani ka shqetësime se pjesë të mbetjes - e përshkruar si një nga objektet më të mëdha që kanë rihyrë në atmosferë në vitet e fundit nga Agjencia për Sigurinë e Aviacionit të BE-së - mund të mbijetojnë.
Agjencia ka thënë probabiliteti i ndikimit në zonat e populluara është i vogël, me mbetjen që pritet të bie diku në Oqeanin Atlantik.