Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina zbulon planet për një aeroplan që lidh Pekinin me New Yorkun për një orë

Planet për një aeroplan hipersonik që mund të fluturojë midis Pekinit dhe New Yorkut brenda një ore, janë zbuluar nga një kompani kineze.

"Raketa me krahë" është duke u projektuar për të fluturuar me një shpejtësi 7,000 milje në orë, dhe testet thuhet se do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Shkencëtarët shpresojnë se do të jetë gati për t'u ngritur në ajër deri në vitin 2024.

Avioni futuristik është duke u zhvilluar nga Space Transportation, i cili shpreson të kryejë një fluturim të plotë deri në fund të dekadës, raporton Space.com, transmeton Koha.net.

Një video e publikuar nga kompania tregon avionin duke u shkëputur nga krahu i fuqizuar nga raketat pas ngritjes, përpara se të vazhdonte në destinacionin e tij.

Kur të mbërrijë, avioni do të ulet duke përdorur tre këmbë që shpalosen nga pjesa e pasme.

Kompania mburret se do të jetë në gjendje të lidhë New Yorkun me kryeqytetin e Kinës në vetëm një orë.

Edhe Fluturime me shpejtësi hipersonike, e ardhmja që do ta ndryshojë botën Kuriozitet Fluturime me shpejtësi hipersonike, e ardhmja që do ta ndryshojë botën

Avionët hipersonikë janë kryesorët në mesin e planeve të teknologjisë së lartë të Kinës me vendin që vazhdon të derdhë shuma të mëdha parash dhe burimesh në këtë sektor.

Në fund të vitit të kaluar, u zbuluan planet për një avion që mund të transportojë dhjetë njerëz kudo në Tokë në një orë.

Avioni hipersonik i propozuar është më i madh se një Boeing 737 dhe ka dy motorë të montuar në majë të trupit të tij kryesor, raportoi South China Morning Post.