Aplikimet për patenta janë zakonisht një mënyrë interesante për të parë se çfarë eksperimentojnë prodhuesit e telefonave. Një nga patentat që është paraqitur tani i përket Xiaomit dhe është miratuar kohët e fundit nga CNIPA (Chuna National Intellectual Property Administration), raporton GSMArena.
Patenta na jep një pasqyrë të re për dizajnin e kamerave pop-up. Dizajni në këtë patentë i vendos si kamerat e përparme ashtu edhe ato të pasme në të njëjtin mekanizëm pop-up.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Skicat nga patenta i zbulojnë tre versione të veçanta të dizajnit, duke filluar me dy sisteme me dy kamera në pjesën e përparme dhe në anën e pasme, deri në dy kamera në pjesën e përparme dhe pesë në pjesën e pasme, shkruan KOHA Ditore. Mekanizmi konkret pop-up është mjaft i gjerë dhe e zë pjesën më të madhe të hapësirës mbi ekran.
E dimë që patentat nuk implementohen gjithmonë në produkte dhe shërbime specifike, por sigurisht do të ishte interesante të shihej sesi Xiaomi do ta implementonte një numër kaq të madh kamerash në një mekanizëm të ngushtë pop-up.