Tech

Patenta Oppo e paraqet telefonin me kamerë pop-up anash

Prodhuesit vazhdimisht janë duke punuar në zgjidhje që mundësojnë dizajn me ekran të plotë në telefon. Deri më tani kemi parë prerje, hapje punch-hole, kamera pop-up dhe rrotulluese, ndërsa patenta e re e kompanisë Oppo na jep një zgjidhje tjetër interesante, raporton Tiger Mobile.

Deri më tani, të gjitha kamerat pop-up ishin kryesisht të vendosura në pjesën e sipërme/të poshtme të telefonit, por Oppo e regjistroi pranë CNIPA (China National Intellectual Property Administration) një patentë që na jep pamjet e para të kamerës pop-up të vendosur anash.

Image

Skicat e patentës e zbulojnë modulin e kamerës së motorizuar, i cili ndodhet në anën e djathtë të kornizës, shkruan KOHA Ditore. Përmes dizajnit të mençur është arritur që kamera pop-up të qëndrojë në anën e pasme kur nuk është në përdorim. Mund të shihet se në anën e pasme ndodhen dy kamera, poshtë mekanizmit pop-up, si dhe blici LED.

Tani për tani, nuk ka asnjë indikacion nëse kjo patentë do të zbatohet në ndonjë telefon konkret. Nuk ndodh gjithmonë që kompanitë t’i vendosin të gjitha patentat e tyre në pajisje, por ndoshta këtë zgjidhje konkrete të kompanisë Oppo do ta shohim edhe në ndonjë telefon të ardhshëm.