Gjatë GTC China 2019, Nvidia theksoi se kartela grafike e kompanisë RTX 2080 Max-Q është më e fuqishme se konzolat e gjeneratës së ardhshme. CEO i Nvidia, Jensen Huang, i ka treguar potencialet për gaming të laptopit Lenovo Y740, i cili punon me Geforce RTX, raporton Overclock3D.
Edhe pse pohimet e Nvidia janë një pikëpyetje e madhe, veçanërisht nëse e dimë se ka shumë të panjohura kur bëhet fjalë për gjeneratën e ardhshme të konzolës Sony/Microsoft, është e mundur që RTX 2080 Max-Q të jetë më e fuqishme se këto konzola (veçanërisht nëse Microsofti e publikon zgjidhjen e vet më të dobët "Lockhart"), shkruan KOHA Ditore.
Mbetet të shihet se sa ka të drejtë Nvidia dhe nëse ka të bëjë vetëm me tregimin e vetëbesimit të lartë që e ka kompania në produktet e veta, apo nëse RTX 2080 Max-Q do të jetë me të vërtetë më e fuqishme sesa konzola e Microsoftit Xbox Series X ose Sony PlayStation 5.
-
Prezantohet GPU-ja mobile Nvidia RTX 2080 Super Max-Q
-
Dalin specifikimet e kartelave grafike Nvidia RTX 3080 dhe 3070
-
Microsofti paralajmëron konzolën e gjeneratës së ardhshme Xbox Series X
-
Nvidia e prezanton Ampere, modeli i parë RTX 3080 mbërrin në vitin 2020
-
Nvidia për tetor përgatitë GPU-në GTX 1650 Ti