Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet GPU-ja mobile Nvidia RTX 2080 Super Max-Q

Si duket, seria Nvidia RTX Super po vjen edhe në sistemet mobile, me çfarë grafika e përmirësuar do të mundësohet edhe në tregun e laptopëve, së bashku me procesorët e ardhshëm AMD dhe Intel, raporton Overclock3D.

TUM_APISAK e ka zbuluar listingun Geekbench i cili përmban kartelën grafike Geforce RTX 2080 Super Max-Q dhe procesorin Intel Comet Lake. Comet Lake do të dalë në treg më vonë gjatë vitit, gjë që sugjeron që Nvidia së shpejti do të mund ta publikojë serinë RTX mobile Super.

Informatat e paraqitura konfirmojnë se Intel i9-10980HK do të jetë një procesor tetëbërthamësh, ndërsa Nvidia RTX 2080 Super Max-Q do t’i ketë 3072 bërthama CUDA, shkruan KOHA Ditore.

Ka gjasa të mëdha që Nvidia do ta prezantojë linjën e kartelave grafike RTX 20XX Super mobile gjatë GDC 2020, si pjesë e ngjarjes GTC (GPU Technology Conference) të kompanisë. Të dyja këto ngjarje do të mbahen në mes të marsit.