Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nvidia paralajmëron diçka SUPER për Computex 2019

Nvidia ka filluar me teaser paralajmërimet për Computex 2019 duke premtuar edhe diçka SUPER interesante. Tani për tani nuk dimë asgjë konkrete, përveç që publikimi do të jetë super, përcjell overclock3d.
Teaseri në formë videoje jep disa shenja në bazë të të cilave mund të supozohet se çfarë do të mundë të prezantojë Nvidia. A do të jetë RTX 2080 Ti me 16Gbps memorie, ose modeli i ri RTX me më shumë bërthama CUDA? Ndoshta do të shohim mënyrë të re të përdorimit të bërthamave Tensor në serinë RTX për gaming të avancuar me AI, ose kartelën grafike të super përforcuar e cila do të zëvendësojë Titan V dhe Quadro GV100 nga linja Volta, shkruan KOHA Ditore.
SUPER do të mundë të jetë pothuajse çdo gjë, por është pothuajse e sigurt që do të paraqitet ndonjë produkt i ri i konsumit. Ndoshta bëhet fjalë për RTX 2080 Ti, me përkrahje G-Sync HDR, por kjo mbetet për t’u parë gjatë Computex, që do të fillojë së shpejti.