Tech

Nvidia thuhet se po punon në kartelën grafike RTX 2070 Ti

Janë shfaqur thashetheme se Nvidia po punon në një kartelë të re grafike të quajtur RTX 2070 Ti, e cila do të duhet ta mbyllë hendekun mes modeleve RTX 2070 dhe RTX 2080.

Kohët e fundit kanë rrjedhur specifikat e video kartelës, dhe ato sugjerojnë se GPU-ja i ka 2560 bërthama CUDA, memorie GDDR6 prej 14Gbps, si edhe takt punues boost prej 1770MHz. Kjo e vë RTX 2070 Ti në mes të modeleve RTX 2070 dhe RTX 2080, të cilat kanë stream të procesorëve prej 2,304 dhe 2,944, përkatësisht Founders Edition boost shpejtësi të taktit prej 1710MHz dhe 1800MHz.

Arsyeja se pse Nvidia ka nevojë për kartelën grafike RTX 2070 Ti është e shkurtër dhe e qartë: Navi. AMD gjatë Computexit e prezantoi demon e hershme të arkitekturës Navi, e cila tregon se hardueri i ri grafik i kompanisë ofron performanca 10% më të mira se RTX 2070. Kjo i jep Nvidias mundësi që ta lansojë RTX 2070 Ti si konkurrent të Navi, shkruan KOHA Ditore.

Sugjerohet që RTX 2070 Ti do të jetë produkt i TU-104, duke e bërë GPU-në version më të reduktuar të modelit RTX 2080. Nëse specifikimet e rrjedhura janë të sakta, Nvidia RTX 2070 Ti mund të ketë performancë për 12% më të mirë sesa modeli ekzistues RTX 2070, ose performancë për 15% më të dobët se RTX 2080.