Tech

Nvidia GeForce RTX 2070 Ti vjen me 7.5GB GDDR6 VRAM?

Brenda disa muajve AMD prezanton arkitekturën e vet të re Navi, dhe edhe pse Nvidia ka mjaft kartela grafike nga seritë GeForce RTX dhe GeForce GTX, kompania do të ketë nevojë për diçka të re për të konkurruar me modelet Navi, përcjell WCCFTech.

Kjo kartelë e re grafike do të mund të jetë GeForce RTX 2070 Ti, e cila u konceptua në bazën e të dhënave userbench. Me siguri pjesa më interesante e kësaj kartele të re grafike është se i ka 7.5GB video memorie, gjë që e radhit atë midis RTX 2060 me 6GB dhe RTX 2070 me 8GB VRAM.

Mbetet për t'u parë nëse Nvidia me të vërtetë do ta lansojë kartelën grafike me 7.5GB video memorie, veçanërisht pas problemeve të cilat disa vjet më parë ekzistonin me kartelat grafike me 3.5GB VRAM, shkruan KOHA Ditore.

Ajo që mund të ndodhë është se kompania po e përgatit një GPU që do ta mbushë boshllëkun midis modelit RTX 2070 dhe RTX 2080. Në këtë segment të kartelave grafike ekziston edhe hendeku i çmimeve prej rreth 200 dollarësh, i cili mund të plotësohet pothuajse në mënyrë të përsosur me modelin e ri Nvidia GeForce RTX 2070 Ti.