NASA është duke krijuar ekip për të studiuar fenomene ajrore të paidentifikuara, të njohura gjerësisht si UFO, bëri të ditur të enjten agjencia hapësinore amerikane, raportoi CNN-i.
Ekipi do të mbledhë të dhëna për ngjarjet në qiell që nuk mund të identifikohen si avionë ose fenomene të njohura natyrore - nga një këndvështrim shkencor, tha agjencia.
Studimi do të fillojë këtë vjeshtë dhe pritet të zgjasë nëntë muaj.
"NASA beson se mjetet e zbulimit shkencor janë të fuqishme dhe zbatohen edhe këtu”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Shkencës në selinë e NASA-s në Washington.
Ekipi do të drejtohet nga astrofizikani David Spergel, i cili është president i Fondacionit Simons në qytetin e Neë Yorkut.
Edhe
Trumpi urdhëron Pentagonin t’i publikojë dokumentet për UFO-t
"Duke pasur parasysh pakicën e vëzhgimeve, detyra jonë e parë është thjesht të mbledhim grupin më të fuqishëm të të dhënave që mundemi. Ne do të identifikojmë se çfarë të dhënash, duke filluar nga civilët, qeveria, organizatat jofitimprurëse, kompanitë etj, ekzistojnë, çfarë tjetër duhet të përpiqemi të mbledhim dhe si t'i analizojmë ato më së miri”, tha Spergel.
Në maj, ligjvënësit amerikanë mbajtën dëgjimin e parë publik të Kongresit mbi UFO-t, në dekada.