Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se po e udhëzon Pentagonin dhe agjencitë e tjera qeveritare të identifikojnë dhe publikojnë dosjet që lidhen me jashtëtokësorët dhe UFO-t për shkak të "interesit të jashtëzakonshëm".
Trump e bëri njoftimin në rrjeti social disa orë pasi akuzoi ish-presidentin Barack Obama për zbulimin e "informacionit të klasifikuar" kur Obama sugjeroi së fundmi në një intervistë se jashtëtokësorët ishin të vërtetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në platformën e tij të rrjeteve sociale, Trumpi shkroi se do t'i urdhërojë Departamentin e Luftës dhe departamente e agjenci të tjera të publikojnë dosjet qeveritare që lidhen "me jetën jashtëtokësore, fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP) dhe objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me këto çështje shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme".
Obama pas paraqitjes së tij pati sqaruar se nuk kishte parë prova se jashtëtokësorët “kanë qenë në kontakt me ne”, por shtoi se universi është aq i madh sa ka mundësi që të ketë jetë edhe diku tjetër.