FBI-ja ka larguar nga puna disa agjentë që kishin hetuar presidentin Donald Trump lidhur me grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara nga ai pas mandatit të parë, raportoi AP.
Shkarkimet janë pjesë e një goditjeje nën udhëheqjen e drejtorit Kash Patel, i cili gjatë vitit të kaluar ka larguar disa punëtorë që morën pjesë në hetimin ndaj Trumpit ose që perceptoheshin se nuk ishin në linjë me agjendën e administratës. Departamenti i Drejtësisë është angazhuar në pushime nga puna të tilla që kur Trumpi mori detyrën.
Shoqata e Agjentëve të FBI-së i dënoi këto vendime.
“Këto veprime e dobësojnë Byronë duke i hequr ekpertizën kritike dhe duke destabilizuar fuqinë punëtore, minon besimin në lidership dhe duke rrezikuar aftësinë e Byrosë për të përmbushur objektivat e saj të rekrutimit – dhe në fund duke e vënë kombin në rrezik të madh”, ka thënë shoqata.
Punonjësit e shkarkuar u morën me hetimin e Trumpit kur ai u gjet me dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.
-
Dokumentet e FBI-së zbulojnë se Trumpi u hetua si “agjent rus”
-
Paditet për herë të dytë ish-drejtori i FBI-së, James Comey
-
FBI-ja kontrollon shtëpinë e ish-këshilltarit të Trumpit, John Bolton
-
Trumpi kërkon shkarkimin e drejtoreshës që mbikëqyr të dhënat e vendeve të punës
-
SHBA-ja anuloi 175 mijë viza gjatë administratës së Trumpit