Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërkon shkarkimin e drejtoreshës që mbikëqyr të dhënat e vendeve të punës

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë thirrje të premten që të shkarkohet drejtoresha e agjencisë që merret me publikimin e shifrave mujore të vendeve të punës, pasi një raport tregoi se punësimi u ngadalësua në korrik dhe ishte shumë më i dobët në maj e qershor sesa ishte raportuar më parë, transmeton agjencia “AP”. 

Trump në një postim në platformën “Truth Social” pretendoi se shifrat ishin manipuluar për arsye politike dhe tha se Erika McEntarfer, drejtoreshë e Byrosë së Statistikave të Punës, që ishte emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, duhet të shkarkohet. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë kam udhëzuar ekipin tim që ta shkarkojë menjëherë këtë të emëruar politike të Bidenit. Ajo do të zëvendësohet me dikë shumë më kompetent dhe të kualifikuar”, shkroi Trump. 

Raporti i punësimit i publikuar të premten tregoi se vetëm 73 mijë vende pune u shtuan muajin e kaluar dhe se 258 mijë vende pune më pak u krijuan në maj dhe qershor sesa që ishte vlerësuar më parë.