Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke ngecur.
Shtimi i vendeve të punës është ngadalësuar ndjeshëm në muajin gusht duke shënuar shkallë të papunësisë në nivelin më të lartë në gati katër vjet, sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave të Punësimit. Ekonomia amerikane këtë muaj shtoi vetëm 22 mijë vende të reja pune, dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.3 për qind nga 4.2 sa ishte.
Raporti i gushtit është hera e parë që shkalla e papunësisë kalon në raport negativ që prej dhjetorit të 2020-s.
“Makina e ‘Amerikës së Madhërishme’ ka ngecur”, ka thënë Christopher Rupkey, ekonomist në “FWDBonds”, ka shkruar CNN.
Ekonomistët po prisnin që ekonomia amerikane të shtonte rreth 76 mijë vende pune muajin e shkuar.
Pasiguria ekonomike, sipas ekspertëve, lidhet me politikat e Donald Trumpit për tarifat, imigrimin e shpenzimet qeveritare.
-
Spanja me mbi 163 mijë vende pune të humbura vetëm në gusht
-
Ekonomia amerikane shumë më e fortë se sa pritej
-
Trumpi kërkon shkarkimin e drejtoreshës që mbikëqyr të dhënat e vendeve të punës
-
Ekonomia amerikane tkurret për 0.3 për qind
-
SHBA-ja mban sot zgjedhjet që përcaktojnë kapitullin përmbyllës të Trumpit