Qeveria amerikane po gjurmon mbi 650 raste potenciale të të ashtuquajturës “fenomen ajror i paidentifikuar” apo ndryshe i njohur si UFO.
Sean Kirkpatrick, drejtor i Zyrës së Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive, ka thënë se numri i rasteve është ngritur nga 350 raportet e identifikuara që u lëshuan në fillim të vitit.
“Nga ato 650, ne kemi prioritizuar rreth gjysmën e tyre që janë vlerësuar anormale, dhe tani do t’i rishikojmë ato”, ka thënë ai.
Kirkpatrick ka shtuar se zyra e tij po ndihmon Pentagonin që të identifikojë trupat e huaj, raportoi CNN.
Ai shfaqi video të dy rasteve, një që është zgjidhur dhe një tjetër që ka mbetur i pazgjidhur.
Në videon e parë shihet një rreth i vogël që fluturon përreth ekranit të kamerës së një droni në Lindjen e Mesme më 2022. Droni e ndjek objektin ndërsa lëvizë nëpër qiell.
Edhe
Raporti i fundit i Pentagonit zbulon qindra pamje të reja të UFO-ve
Kirkpatrick shpjegoi se ky ka mbetur rast i pazgjidhur sepse nuk kishte dëshmi tjetër përpos videos.
Në videon e dytë shihet një objekt që fluturon. Pas analizimit të tij, Kirkpatrick ka thënë se u zbulua se ai ishte një “imazh hije”.
Ndërsa fokusi i publikut është të mundësia për dëshminë se ka UFO, Kirkpatrick theksoi se nuk ka dëshmi të përfaqësimit të jetës jashtëtokësore.