Qeveria amerikane ka pranuar mbi 350 raporte të reja të asaj që e quan "fenomeni ajror i paidentifikuar", i njohur zakonisht si UFO, që nga marsi i vitit 2021.
Afërsisht gjysma e tyre deri më tani janë të pashpjegueshme, sipas një raporti nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, të lëshuar të enjten.
Sipas raportit, zyra e Pentagonit përgjegjëse për gjurmimin dhe studimin e pamjeve, ka identifikuar paraprakisht 163 prej raporteve si "tullumbace ose entitete balonash". Një pjesë e vogël e raporteve të tjera i janë atribuar dronëve, zogjve, ngjarjeve të motit ose mbeturinave të ajrit, si qeset plastike. Derisa 171 pamjet e mbetura të raportuara të UAP-ve ose UFO-ve vazhdojnë të jenë të pashpjegueshme nga qeveria amerikane, raportoi CNN-i të enjten.
"Disa nga këto UAP duket se kanë demonstruar karakteristika të pazakonta fluturimi ose aftësi të performancës dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raport.
Në një video të siguruar nga Departamenti i Mbrojtjes në vitin 2015, një objekt i pashpjegueshëm shihet në qendër ndërsa gjurmohet teksa fluturon lart përgjatë reve, duke udhëtuar kundër erës.
Edhe
Raporti i fundit i Pentagonit zbulon qindra pamje të reja të UFO-ve
Qeveria e SHBA-së ka parë me kujdes objektet fluturuese të paidentifikuara, sipas urdhrave të Kongresit, dhe një raport që përmbledh atë që zyrtarët dinë, është publikuar në qershor të vitit 2021.