Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kongres në SHBA u mbajt seancat për UFO-t, kërkohet të trajtohen si rrezik potencial i sigurisë

UFO - SHBA - Kongres

Shefat e spiunazhit në SHBA kanë raportuar para Kongresit të martën në një seancë historike dëgjimore për UFO-t, ndërsa janë shfaqur video dramatike të dy rasteve kur janë parë objekte fluturuese të paidentifikuara, raporton “CNN”.

Zyrtarët e sigurisë janë detyruar të pranojnë se ka pasur 400 raste kur janë vërejtur objekte fluturimi të paidentifikuara nga Ushtria e SHBA-së.

Është dukshëm më tepër se 144 raste sa kishte përmendur Pentagoni në raportin e parë të publikuar në vitin 2011.

Po ashtu kanë pranuar se ka pasur 11 raste kur gatisa nuk janë përplasur objektet e paidentifikuara me aeroplanët ushtarakë të SHBA-së, ndërsa po hetojnë nëse ato incidente kishin synim të godisnin aeroplanët amerikanë.

Mirëpo, shumica e pyetjeve kanë mbetur pa u përgjigjur gjatë seancës dëgjimore që zgjati dy orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura një pjesë e saj.

Edhe SHBA-ja po gjurmon mbi 650 raste potenciale të UFO-ve Botë SHBA-ja po gjurmon mbi 650 raste potenciale të UFO-ve

Video të dy rasteve u shfaqën para kongresistëve si pjesë e një seance të parë të tillë të mbajtur në Washington në 50 vjet.

Scott W. Bray, zëvendësdrejtor i inteligjencës detare, si dhe Ronald S. Moultrie, nënsekretar i Mbrojtjes për inteligjencë e siguri, i janë përgjigjur pyetjeve të kongresistëve.

Bray ka prezantuar para panelit dy video të UFO-ve, një prej të cilave besohet se ishte një lloj droni i paidentifikuar.

Xhirimet e shfaqura janë bërë nga një anije luftarake e SHBA-së dhe një aeroplan luftarak i SHBA-së.

Në njërën video shfaqen objekte në formë trekëndëshi në qiell gjatë natës.

Në një tjetër, shihet një objekt në formë sfere duke kaluar me shpejtësi të madhe.

“Nuk kam shpjegim se çfarë është ky objekt”, ka thënë Bray për rastin e dytë.

Kongresistët kanë paralajmëruar në seancën në Kongres se fenomenet ajrore të paidentifikuara duhet të hetohen dhe duhet të merren rrezik potencial për sigurinë.

Edhe Qeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për UFO-t Botë Qeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për UFO-t

Për shumë ligjvënës, dhe personel të inteligjencës e ushtrisë që punojnë në këto raste, shqetësimi më i madh është se këto janë vepra nga vendet si Kina e Rusia, që kanë mundur të zhvillojnë ndonjë teknologji të re, e jo se jashtëtokësorët po e vizitojnë Tokën.

“Fenomenet Ajrore të Paidentifikuara janë rrezik potencial i sigurisë. Duhet trajtuar në atë mënyrë”, ka thënë kongresisti demokrat Andre Carson, kryetar i panelit të seancës të mbajtur të martën.