Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk kanë sqarim për shumicën e objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO) të cilat kanë qenë nën vëzhgim të personelit ushtarak të SHBA-së.
Një raport i inteligjencës amerikane ka treguar se nga 144 raporte mbi këtë fenomen që nga viti 2004, të gjitha përveç njërit mbeten të pashpjegueshme.
Nuk përjashton as mundësinë se objektet janë jashtëtokësore, shkruan BBC.
Tetëmbëdhjetë nga pamjet duket se kanë shfaqur një aeroplan duke bërë lëvizje të pazakonshme ose karakteristika të fluturimit të tilla si, aftësia për t’u mbajtur në gjendje të palëvizshme në erëra, lartësi të lartë dhe shpejtësi ekstreme, pa mjete të dallueshme shtytjeje, është thënë në raport. Në disa prej pamjeve, objektet janë komentuar si të krijuara nga njeriu apo fenomene natyrore atmosferike.
Dhënia e urdhrit për përpilim të raportit, është dhënë pas publikimit të disa video-materialeve të pilotëve ushtarakë, në të cilat shihen disa objekte fluturuese me lëvizje të çuditshme.
Kongresi më pas u ka kërkuar agjencive të inteligjencës për të analizuar këto objekte përbëjnë kërcënim nga armiqtë e huaj.
-
Raporti i fundit i Pentagonit zbulon qindra pamje të reja të UFO-ve
-
Amerikania pretendon se filmoi një objekt të çuditshëm në qiell
-
I jepet fund dilemës 64-vjeçare në SHBA, Pentagoni mohon se kishte UFO
-
SHBA-ja po gjurmon mbi 650 raste potenciale të UFO-ve
-
Qeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për UFO-t