Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ekzistenca e UFO-ve, eksperti amerikan del me konstatim të çuditshëm

Objektet fluturuese të paidentifikuara kanë qenë në kulturën popullore të paktën që nga 1950-a, e edhe pse shumë besojnë se janë rezultat i jetës jashtëtokësore, disa ekspertë besojnë se mund të kenë shpjegime të tjera.

Në një artikull të DailyMail citohet ish-administratori I NASA-s, Thomas Zurbuchen, që ka deklaruar se është i bindur se për këto objekte fajtorë janë shtetet jomiqësore të SHBA-së.

“Të gjitha dukuritë e balonave nuk mund të shpërfillen, sepse nëse i shpërfillim ato që i shohim, papritur do të habitemi”, ka deklaruar ai.

Eksperti i NASA-s që është marrë vite me radhë me objektet e paidentifikuara është shprehur se i ka hedhur një vëzhgim pamjeve të 1952-s të disa objekteve që ishin kapur në New Jersey.

“Fakti që ka fenomene të pashpjegueshme nuk është pikëpyetje për mua. Ajo që duhet të merret parasysh është fakti që ekzistojnë (objekte të tilla të paidentifikuara) dhe kanë nevojë për zbërthim”, ka shtuar ai.

Edhe Trumpi urdhëron Pentagonin t’i publikojë dokumentet për UFO-t Botë 5 muaj më parë Trumpi urdhëron Pentagonin t’i publikojë dokumentet për UFO-t

Ai ka shtuar se objektet që njihen edhe si paranormale mund të jenë nga duart e njerëzve armiq.

“Mund të ketë shpjegime të shumta. Nëse shohim teknologjinë, atëherë mund të mos jenë miqësore dhe kjo është diçka që duhet ta dimë. Mund të jetë teknologji nga vendet e tjera në Tokë dhe kjo do të ishte mjaft e frikshme. Mund të jetë një dukuri natyrore si retë ndriçuese, apo diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë dhe kjo do të ishte mjaft interesante”.