Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë amerikane rrëfejnë përballjen e tyre me UFO-t

Ish-pjesëtari i Marinës amerikane, Ryan Graves, ka folur para Komitetit për Mbikëqyrje dhe Përgjegjshmëri të Dhomës së Përfaqësuesve për pretendimet e tij se qeveria amerikane në mënyrë të fshehur ka mbajtur informacione rreth alienëve.

Ai ka pretenduar se qeveria është “e njohur më shumë për fenomenet ajrore të paidentifikuara se që tregon publikisht”.

Graves ka përshkruar përvojën e tij personale me fenomene të tilla, përfshirë në vitin 2014 kur ai ka thënë se ekipi i tij identifikuan objekte të panjohura në hapësirën ajrore të SHBA-së mbi oqean, raportoi BBC. 

David Fravor, ish-komandant i Marinës, ka dhënë një përshkrim të detajuar për përballjen e tij me fenomenet ajrore të paidentifikuara. Ai ka dëshmuar para komitetit po ashtu me Graves.

Ndodhi kur ekipi i tij identifikoi “ujë të bardhë” në radar pavarësisht se qielli ishte i hapur dhe deti i qetë pa valë.

Edhe Amerikania pretendon se filmoi një objekt të çuditshëm në qiell Kuriozitet Amerikania pretendon se filmoi një objekt të çuditshëm në qiell

Ai e përshkroi si “objekt të vogël të bardhë” që lëvizte “mbi ujë në mënyrë të çuditshme”. Ndërsa ata u përpoqën ta gjurmonin objektin, ai shpejt u zhduk para tyre, ka thënë Fravor.

Fravor ka shtuar se kjo përballje u kap në një video 90-sekondëshe por kurrë nuk u hetua.