Pronari i ri i Twitterit, Elon Musk, ka shkarkuar drejtuesit kryesorë të kompanisë në përpjekje për të shmangur pagesat e mëdha nga puna, shkroi të dielën Reuters.
Musk ka shkarkuar shefin ekzekutiv të Twitterit, Parag Agrawal, shefin financiar Ned Segal dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde, pas përfundimit të në blerjeje prej 44 miliardë dollarësh të platformës së rrjeteve sociale të enjten.
Drejtori i ri i kishte akuzuar ata se kishin mashtruar investitorët e Twitterit për numrin e llogarive të rreme në platformë.
Duke cituar njerëz të paidentifikuar të njohur me këtë çështje, The Information raportoi se Elon Musk pushoi katër drejtuesit kryesorë të Twitter, duke përfshirë Agrawal dhe Segal, në një përpjekje të dukshme për të shmangur pagesën nga puna.