Drejtori Ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, po mendon ta krijojë një platformë të re të rrjeteve sociale. Musk ka njoftuar për qëllimin e tij të shtunën nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ai po i përgjigjej pyetjes së një përdoruesi të Twitterit nëse ai do të konsideronte krijimin e një platforme të rrjeteve sociale të përbërë nga një algoritëm me burim të hapur dhe një që do t'i jepte përparësi fjalës së lirë dhe ku propaganda ishte minimale, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjigjja e tij është dhënë një ditë pasi ai bëri një sondazh duke pyetur përdoruesit nëse besonin se Twitter i përmbahet parimit të fjalës së lirë, për të cilin mbi 70 për qind votuan "jo".
"Pasojat e këtij sondazhi do të jenë të rëndësishme. Ju lutemi votoni me kujdes”, ka paralajmëruar të premten ai.
Nëse Musk vendos të vazhdojë me krijimin e një platforme të re, ai do t'i bashkohet një portofoli në rritje të kompanive teknologjike që po pozicionohen si kampionë të fjalës së lirë dhe që shpresojnë të tërheqin përdoruesit që mendojnë se pikëpamjet e tyre janë të shtypura në platforma të tilla si Twitter, Facebook në pronësi të Metas dhe YouTube i Googlet në pronësi të Alphabetit.