Tech

Elon Musk ende s’ka zgjidhje për censurën në Twitter

Shefi i Twitterit, Elon Musk, ka deklaruar se ende nuk e di se çfarë zgjidhje do të bëjë për kërkesat e qeverisë turke, për fshirjen e disa materialeve. Ai deklaroi se Twitteri është shumë ngurrues për fshirjen e materialeve, me arsyetimin se fjala është e lirë “kur nuk i pëlqen dikujt”, raportoi CNN të martën

Musk kishte bërë me dije se kërkesat e pushtetit turk për fshirje të materialeve dhe largim të disa llogarive do t'i trajtojë në gjykatë.

Musk është përballur me goditje ditëve të fundit edhe për çështjen e Indisë, ku ishte raportuar se me kërkesë të qeverisë, ishte fshirë një dokumentar i shkurtër nga ky rrjet social.

Përgjigjja e miliarderit ishte që “nuk e dinte çka kishte ndodhur saktësisht”.

Musk, kur e kishte blerë Twitterin, kishte thënë se do t’ua mundësonte fjalën e lirë të gjithë atyre që kanë diçka për të shprehur. Ai e ka kthyer në Twitter edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump, që ishte pezulluar pas deklarimeve për trazirat në Capitol.