Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kritikohet Twitteri për bllokimin e llogarive gjatë zgjedhjeve në Turqi

Vendimi i Twitterit për të bllokuar përmbajtje të caktuara në Turqi një ditë para zgjedhjeve presidenciale ishte i gabuar, ka thënë themeluesi i Wikipedias.

Jimmy Wales ka thënë se organizata e tij ka kaluar dy vjet e gjysmë në gjykatë për të shmangur kërkesa të tilla nga Turqia.

Ai shtoi se beson se sektori i teknologjisë qëndron së bashku në mbrojtjen e qasjes së lirë në informacion, raportoi BBC.

Pronari i Twitterit, Elon Musk, ka thënë se Turqia ka kërcënuar me bllokim të krejt faqes.

Në vitin 2014, presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri pikërisht këtë, duke u zotuar se do ta fshinte tërësisht rrjetin social pas pretendimeve për korrupsion mbi administratën e tij që ishin shpërndarë në platformë.

Wikipedia po ashtu u ndalua në Turqi për gati tri vjet pasi refuzoi të fshinte artikuj që kritikonin qeverinë.

Artikuj të ngjashëm