Mojang ka festuar 10 vjetorin e lansimit të parë publik të Minecraft (versionit 0.0.10a). Si pjesë e festimit të këtij përvjetori, kompania e ka lansuar një titull të ri - Minecraft Earth, raporton Neowin.
Bëhet fjalë për një lojë mobile AR (augmented reality) për iOS dhe Android, e cila do të fillojë këtë vit me beta të mbyllur. Sipas informatave, loja nuk do të ketë loop drops, ndërsa përdoruesve do t’u ofrohet gradualisht. Mbështetja do të ekzistojë për të gjitha gjuhët që e kanë versionin bazë të lojës.
Aktivitetet në Minecraft Earth kryesisht i pasqyrojnë ato që janë në dispozicion në lojën standarde – mbledhja e burimeve, sfidat, lufta kundër mobeve agresive etj, shkruan KOHA Ditore.
Ata që janë të interesuar të marrin pjesë në beta të mbyllur mund të aplikojnë në adresën https://earth.minecraft.net/en-us/sign-up. Për të marrë pjesë kërkohet një pajisje mobile e cila e ka së paku Android 7 ose iOS 10, pastaj Microsoft ose Xbox Live dhe logim përkatës në app store (Apple ose Google ID, në varësi të platformës).