Zyrtari i Microsoftit tha kohët e fundit në një intervistë se Minecraft tani i ka 112 milionë lojtarë aktivë çdo muaj, një rritje kjo e madhe nga 20 milionë sa i shënoi loja në tetor të vitit 2018. Ky numër përfshin lojtarët në të gjitha platformat, por sigurisht që është një arritje e madhe për lojën e cila në forma të ndryshme është e pranishme për rreth 10 vjet, raporton Engadget.
Ky rezultat i atribuohet statusit "gjithmonë të freskët" të lojës, sepse bëhet fjalë për një titull tek i cili njerëzit gjithmonë kthehen. Janë edhe karakteristikat e tjera që i tërheqin njerëzit - mbështetja për më shumë platforma, mekanika e thjeshtë, mundësia për të luajtur në makina jo aq kërkuese, qoftë PC apo telefoni, shkruan KOHA Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQëllimi i Microsoftit në këtë moment është ta mbajë lojën relevante. Minecraft Earth me realitet të zgjeruar ndihmon në këtë, ashtu si edhe ray-tracking dhe përpjekjet e tjera për ta përmirësuar pamjen e lojës.