Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mojang prezanton Minecraft Earth, veglën mobile ARKit 3

Gjatë konferencës së Apple WWDC patëm mundësinë ta shohim një numër të madh lansimesh, ndërsa në mesin e tyre ishin disa përvoja të reja për realitetin e shtuar (augmented reality). Apple e prezantoi veglën e re, të quajtur RealityKit, si dhe ARKit 3 të ri, i cili i përfshin disa përmirësime të rëndësishme, raporton Neowin.

Në mesin e këtyre përmirësimeve është edhe ai që mundëson që personat e vërtetë të barten në mjedise realistike virtuale. Ofrohet edhe motion capture, i cili i detekton lëvizjet e përdoruesit me ndihmën e kamerës dhe ia mundëson karakterit virtual që t’i përsërisë këto lëvizje ose të reagojë në kohë reale.

Image

Për t’i demonstruar këto përmirësime, Apple e ka ftuar ekipin e Mojang (krijuesit e Minecraft) për ta prezantuar lojën e tyre AR të paralajmëruar së fundi, Minecraft Earth. Prezantimi i shfaqi lojtarët të cilët bashkëpunojnë dhe banojnë në të njëjtën botë, duke ndërtuar dhe përdorur objekte në një mjedis virtual, shkruan KOHA Ditore.

Demoja ka treguar aspekte të shumta në të cilat është e mundur të bëhet ndërveprim me botën në lojë, ndërsa në skenë janë shfaqur karakteristikat e Person Occlusion dhe Motion Capture të cilat i sjell ARKit 3.

Image

Tani për tani nuk dihet ende se kur publiku do të jetë në gjendje ta luajë zyrtarisht këtë lojë, por për versionin beta mund të regjistroheni në https://earth.minecraft.net/en-us/sign-up