Tech

Prezantohet gjenerata e re e MacBook Pro

Apple ka prezantuar të hënën mbrëma gjeneratën më të re të MacBook Pro, ka raportuar CNN.

Kompania prezantoi M3, M3 Pro dhe M3 Pro Max, duke e vlerësuar si gjeneratë e shpejtë dhe e frikshme.

Në prezantim, shefi i kompanisë, Tim Cook, tha se ky version do të ketë 2.5x më shumë shpejtësi dhe në familjen e çipave M1 dhe performanca e tij e përpunimit është për 50 herë më e shpejtë.

Image

Çipat e tyre janë ndërtuar me teknologjinë 3 nanometër që mund të mbështesë grafikë të avancuar dhe inteligjencë artificiale.

“Do të sjellë një nivel krejtësisht të ri të grafikës. Ata janë çipa më të avancuar të krijuar ndonjëherë për një kompjuter personal”, ka thënë Cook.