Pasi që Microsoft Edge u bë me motor të ri, të bazuar në Chromium, kompania është e gatshme t'ia japë browserit të vet një pamje të re. Gjiganti softuerik e ka zbuluar logon e ridizajnuar për Edge, të inspiruar nga vala e oqeanit, raporton Engadget.
Ngjashmëria me ikonën e vjetër të Internet Explorer pothuajse nuk shihet fare. Nëse shikohet më nga afër, shkronja "E" është ende aty, por është e qartë se Microsofti nuk dëshiron që përdoruesit ta lidhin shumë aplikacionin e ri me ditët e vjetra kur ekzistonin faqet e Internet Explorer dhe lëshimet e mëdha të sigurisë, shkruan KOHA Ditore.
Edge i bazuar në Chromium është në fazën beta të zhvillimit që nga gushti, por nuk dihet se kur do të shfaqet versioni përfundimtar.
-
Chromium Edge nga Microsofti tani në dispozicion
-
Chromium Edge arrin në Linux?
-
Chromium Edge i Microsoftit tani në dispozicion për Windows 7 dhe Windows 8
-
Microsofti e lanson Chromium Edge Browser Alpha për përdoruesit e Windows 10
-
Arrijnë detajet dhe fotot e reja për Microsoft Edge të bazuar në Chromium