Microsofti në dhjetor paralajmëroi se do ta krijojë një version të ri të browserit të vet Edge i cili do të bazohet në Chromium, me çfarë do të sigurojë mbështetje më të mirë për një gamë të gjerë të sajteve, ekstensioneve, sistemeve operative dhe funksioneve, raporton Overclock3D.
Gjiganti softuerik tani ka njoftuar se Edge i ka vënë browserët e bazuar në Chromium në dispozicion për "Edge Insider"-ët, ku Canary buildet janë në dispozicion çdo ditë, ndërsa buildet Developer azhurnohen çdo javë. Aktualisht, browseri është në dispozicion vetëm për Windows 10, por është planifikuar edhe përkrahja për versionet e tjera të Windows dhe MacOS.
Kalimi në Chromium do t’ia mundësojë Microsoftit të ofrojë qasje më të mirë në pajisjet ARM64, përdorim të një game të gjerë të ekstensioneve ekzistuese Chromium dhe investim në zhvillimin e aplikacioneve me kod të hapur. Me fjalë të tjera, kompania do ta ketë më të lehtë që ta mbajë dhe përmirësojë versionin e modifikuar të Chromiumit sesa ta mbështesë Edge në formën e vet aktuale, shkruan KOHA Ditore.
Aktualisht, browseri i Microsoftit Chromium Edge është në gjendjen e tij themelore dhe tani për tani nuk ka plane për të shtuar funksione të mëdha. Me kalimin e kohës, browseri do të evoluojë, ndërsa për momentin kompania po punon për t’i bërë buildet fillestare më stabile. Shfletuesi i ri i Microsoftit Chromium Edge është në dispozicion në adresën https://www.microsoftedgeinsider.com/en-us/?form=MO12FO&OCID=MO12FO
-
City do të paraqesë ofertë të re për Andersonin
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Përdorimi falas i ChatGPT drejt fundit, OpenAI tregon ndryshimet