Meta së shpejti do të përdorë atë që njerëzit u shkruajnë “chatbot”-ëve të inteligjencës artificiale për t’u shitur gjëra.
Kompania ka thënë se përdoruesit që ndërveprojnë me Meta AI së shpejti do të jenë cak i reklamave më të personalizuara. Përdoruesit do të shohin njoftime të ndryshimit javën e ardhshme, por reklamat do të fillojnë të shfaqen nga 16 dhjetori, raportoi CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeta tashmë shënjestron përdoruesit me reklama bazuar në postimet e tyre. Të dhënat i mundësojnë Metas që të drejtojë përdoruesit çfarë të blejnë.
Kompania po ashtu do t’i përdorë të dhënat nga inteligjenca artificiale për të ndihmuar se çfarë përmbajtje të përdoruesve të tjerë do të shohë njëri në faqen e tij.
Meta ka shpjeguar se për shembull nëse një përdorues flet me “chatbot”-in për ecje malore, do ta dijë se ai është i interesuar në sport dhe do t’i ofrojë përmbajtje të tillë.